E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shqiptaret dominojnë në disa kategori të MTV Video Music Awards 2018

Featured Image

Është publikuar të hënën lista e plotë e nominimeve për MTV Music Video Awards 2018.

Të nominuarit u njoftuan për nominimin e tyre në kategoritë përkatëse në IGTV të Instagram.

Cardi B kryeson listën me dhjetë nominime, ndërsa Carters – Beyoncé dhe JAY-Z – pasojnë kryesinë me nga tetë nominime. Edhe këtë vit, nuk mungojnë shqiptaret në listën e nominimeve, pasi tre këngëtaret me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha kanë arritur të nominohen në disa kategori.

Rita Ora e bëri të ditur nominimin e saj përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social Instagram, ku tregoi se është e nominuar në dy kategori, ndërsa bënte thirrje për fansat që ta ndihmonin atë drejt marrjes së çmimit, duke votuar në faqen zyrtare të MTV VMA.

“OMG jam nominuar për 2 VMA-ja!! Ka qenë një nderë shumë i madh për të punuar me Avicii. Faleminderit MTV që keni njohur “Lonely Together”!!. Ju lutem votoni për Vallëzimi më i Mirë në VMA.mtv.com”, ka shkruar Ora në Instagram.

View this post on Instagram

OMG I'm nominated for two VMA's!! It was such an incredible honor to work with Avicii. Thank you MTV for recognizing Lonely Together!! Please vote for Best Dance at VMA.mtv.com !! ❤️❤️❤️

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Rita është e nominuar në kategorinë “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)” për këngën “Lonely Together” në bashkëpunim me DJ-n e ndjerë, Aviciin, dhe në kategorinë “Best Visual Effects (Klipi më i mirë me efektet vizuale)”, po prapë për projektin “Lonely Together”.

Ndërkohë, artistja tjetër Dua Lipa, ka arritur që të nominohet në tri kategori: “Song of the year (Kënga e vitit)” për këngën “New Rules”, “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)” për këngën “One kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, dhe për çmimin “Best Choreography (Koreografia më e mirë në klip)”, për koreografinë në klipin “IDGAF”.

E pa nominuar nuk ka mbetur as artistja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila ndonëse me prurje të shumta këtë vit ka arritur që të nominohet në vetëm një kategori – atë të “Best Collaboration (Bashkëpunimi më i mirë)”, për bashkëpunimin “Meant to be” me artistin Florida Georgina Line. (KultPlus)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë