E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shënohet 42-vjetori i vdekjes së Elvis Presley

Fansat e këngëtarit Elvis Presley kanë mbajtur në duar qirinj, teksa kanë vizituar varrin e legjendës së muzikës rock ‘n’ roll në Memfis të Shteteve të Bashkuara, për të shënuar 42-vjetorin e vdekjes së tij.

Presley ka vdekur më 16 gusht të vitit 1977, në moshën 42-vjeçare.

Ceremonia e përkujtimit të tij organizohet çdo vit, pasi fansat nga e gjithë bota shkojnë për të vizituar shtëpinë ku ka jetuar dikur ai.

Mirëpo kjo është vetëm një prej ngjarjeve që organizohet përgjatë gjithë javës, në shenjë përkujtimi për muzikën që ka krijuar.

Konsiderohet se 500,000 persona vizitojnë brenda vitit vendin ku ka jetuar në Graceland, derisa vetëm gjatë kësaj jave aty do të jenë 20,000 persona.

Presley ka fituar vëmendje më 1956 për shkak të stilit që ka pasur, si dhe për këngët që kanë qenë pjesë e një morie filmash në Hollywood.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë