Fakti që Apple ka vendosur të zgjerojë Shazam në një platformë të plotë, tregon se aplikacioni po performon shumë mirë. Ditën e sotme kompania tha se çdo muaj 1 miliardë këngë janë identifikuar përmes Shazam.
Shazam ka afro 200 milionë përdorues aktivë në muaj dhe është zgjedhja e parë e një përdoruesi i cili po dëgjon një këngë apo muzikë dhe dëshiron ta identifikojë.
Themeluar në 2002 si një shërbim bazuar në SMS, Shazam debutoi në iPhone në 2008 dhe menjëherë më pas në Android. Në 2018-ën u ble nga Apple për 400 milionë dollarë.



