E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Një film për jetën e Amy Winehouse mund të lançohet vitin e ardhshëm

Babai i këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, Mitch, e ka bërë të ditur lajmin se një film për jetën e vajzës së tij mund të lançohet vitin e ardhshëm.

69-vjeçari, Mitch Winehouse, ka sugjeruar se projekti në fjalë do ta sjellë një portretizim më të sinqertë të këngëtares, e cila vdiq në vitin 2011, krahasuar me dokumentarin e Asif Kapadias të lansuar në vitin 2015, “Amy”, për të cilin thotë se e kishte portretizuar raportin e tij me të bijën, në mënyrë jo të saktë.

Duke folu për emisionin e Paul Dananit, “The Morning After”, Winehouse tha: “Jemi duke e përgatitur një film të këndshëm, po ashtu një mjuzikëll i Broadwayt do të vijë së shpejti, dhe kështu do të vëmë drejtësi duke e portretizuar bijën time Amy, ashtu siç ishte.”

Mitch po ashtu tregoi se skenari i filmit i cili do të jetë biografik, është në realizim e sipër, transmeton Koha.

Ai tha se do të jetë i përfshirë në çdo aspekt të realizimit të këtij projekti, përfshirë edhe përzgjedhjen e aktores e cila do ta portretizojë vajzën e tij të ndjerë.

“Përzgjedhja e aktorëve do të bëhet me ndihmën time dhe propozimet e producentëve të filmit. Ne do të fokusohemi te ndonjë aktore jo të famshme, teorikisht do të ishte mirë të jetë ndonjë grua çifute nga veriu ose jugu i Londrës, e cila duket dhe tingëllon sikur Amy,” ka shtuar tutje Winehouse.

Dokumentari i regjisorit Asif Kapadia, “Amy”, pas lansimit kishte arritur ta fitojë një shpërblim “Oscar” dhe dy nominime për çmim “BAFTA”, por Mitch Winehouse vazhdimisht e kishte quajtur këtë projekt një “turp”, pasi besonte se e portretizon atë si person lakmitarë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë