E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Nga 250 këngët më të mira të të gjitha kohërave në Eurovizion, 7 këngë janë nga Shqipëria

Esc Radio – Radioja e cila transmeton vetëm muzikë nga Eurovizioni – Festivali i Këngës Evropiane, ka zbuluar dje në mbrëmje 250 këngët më të pëlqyera të të gjitha kohërave në Eurovizion, votuar nga dëgjuesit e radios.

Sikur çdo vit, edhe këtë vit kjo listë sjellë këngët më të mira dhe ato që i kanë rezistuar kohës.

Neve padyshim na intereson Shqipëria në këtë listë.

Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, i cili e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2018-të, renditet në vendin e 37-të, Rona Nishliu me këngën “Suus” në pozitën e 58-të, Elhaida Dani me këngën “Im Alive” në pozitën 92, Eneda Tarifa me këngën “Fairytale” në pozitën 164.

Hersi Matmuja me këngën “One Nights Anger” në pozitën 181, “Identitet” nga Ardian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko në pozitën 195 dhe Luiz Ejlli me “Zjarr e ftohtë” në pozitën 201, shkruan KultPlus.

Këngët tjera që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion kanë mbetur jashtë kësaj liste.

Për të shtatin vit me radhë, kënga më e votuar është “Euphoria” nga Loreen.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë