E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Michael Buble rikthehet në skenë pas dy vjetësh

Michael Buble bëri një rikthim emocional në skenë gjatë të premtes mbrëma në Londër, pas shërimit të djalit të tij nga kanceri.

Këngëtari i hitit “Home” ka impresionuar turmën me një performancë të rikthimit – dy vjet pasi djali i tij katërvjeçar Noah ishte diagnostifikuar me kancer të mëlçisë.

42 vjeçari Buble është rrëfyer para turmës duke e pranuar se kishte frikë të këndonte sërish pasi ishte larguar nga skena për një kohë goxha të gjatë.

“Kanë kaluar dy vjet prej kur kam qenë në skenë dhe sikur çdo njeri tjetër natyrisht se jam shqetësuar se ajo çfarë unë kisha, mund të mos ishte më. Por pas dy këngësh, po ndjehem shumë më mirë, edhe se dikur”, ka thënë ai shumë i emocionuar, transmeton Klan Kosova.

View this post on Instagram

‪I love how @michaelbuble drops the mic and gives away his jacket in the pouring rain ?? @BSTHydePark #bsthydepark #michaelbuble #concert #video #clip #london‬ #elvis #festival #park #stage #mic #micdrop #love #life #like #rain #band #finale #video #clip #stage #crowd #jacket #catwalk #runway #band #swing #canadian

A post shared by The London Whisperer (@londonwhisperer) on

Më vonë, Buble ka falenderuar të gjithë fansat që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë në jetën e tij.

“Nuk ka fjalë për të treguar se sa shumë dashuri, mirënjohje dhe respekt kemi unë dhe familja ime për gjithë dashurinë, lutjet dhe mbështetjen tuaj. Dua t’iu falenderoj jo vetëm për sonte por për secilën natë, për gjithçka që keni bërë për mua”.

“Secili nga ju ka bërë një diferencë të madhe në jetën time”, ka thënë këngëtari i përlotur.

View this post on Instagram

‪A very wet @michaelbuble expresses deep gratitude and how he had moments where he thought he might never come back ❤️ @BSTHydePark #BSTHydePark #michaelbuble #buble #london #concert #festival #rain‬ #crymeariver #stage #mic #artist #singer #band #swing #song #emotion #love #life #like #park #music #wet

A post shared by The London Whisperer (@londonwhisperer) on

Buble në këtë koncert këndoi disa nga hitet e tij më të njohura si  “Feeling Good,” “Just Haven’t Met You Yet” dhe “Home” – madje edhe shpalosi pak nga albumi i tij i ardhshëm.

Michael Buble dhe Lusiana Lopilato që kanë dy djem Noah (4) dhe Elias (2) do të bëhen prindër edhe të një vajze së shpejti.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë