E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Laura Pausini dhe Biagio Antonacci së bashku në turne në 2019-ën

Dhjetë stadiume për të çimentuar një raport miqësie dhe pune ndër vite dhe që kohët e fundit u përforcua me këngën “Il coraggio di andare”.

Laura Pausini e Biagio Antonacci bashkojnë forcat për të realizuar një turne veror në arenat e hapura në Itali, duke nisur nga Bari, më 26 qershor, për të përfunduar më 1 gusht në Cagliari.

Miqësia e dy artistëve, të cilësuar si dyshja fantastike, nis në Festivalin e Sanremos 1993, i pari si “big” i Antonacci-t dhe i pari triumfues i Pausini-t, si një ndër propozimet e reja.

“Jemi si motër e vëlla. Nuk kemi nevojë për shpjegime, i gjendemi pranë njëri-tjetrit si në fitore dhe në humbje. Me të ndihem e mbrojtur”, -tha këngëtarja.

Kanë shkruar këngë për njëri-tjetrin, si “Tra te e il mare”, “Vivimi”, “Lato destro del curre”, “Sei”, “Se tornerai” apo “L’amore comporta”.

“Do të jetë një spektakël plot lumturi dhe jetë. Të japësh, do të jetë fjala kyç”, -tha Antonacci.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë