Edhe pak ditë mbyllet viti dhe do të shohim kudo se cilat janë këngët më të dëgjuara, fjalët më të kërkuara, fotot më të pëlqyera e shumë të tjera gjatë 2018-ës. Ky vit që po lëmë pas ishte shumë i suksesshëm për këngëtarët shqiptarë të cilët kanë publikuar këngë që janë kthyer në hite dhe janë dëgjuar shuam nga publiku.
Kënga, e cila ka arritur më shumë shikime është Xhensila Myrtezaj me Adrian Bujupaj, e titulluar ‘Çika, çika‘, që ka koleksionuar 68 milionë shikime në kanalin zyrtar YouTube, ndërsa kënga e cila i afrohet kësaj të parës me shikueshmëri është Elvana Gjata me Ledrin, kënga ‘Mike‘ e cila ka 53 milionë.



