Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez është paditur për një foto që postoi në Instagram.
Së shpejti erdhi reagimi i fotografit Michael Stewart, i cili tha se e kishte fotografuar këngëtaren në qershor të këtij viti.
Ai tha se ishte i revoltuar për shkak se Jennifer ose dikush nga ekipi i saj, pa leje, e përdori fotografinë e tij. Si kompensim tani kërkon 150,000 dollarë.



