E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Hitet e vjetra që u risollën nga këngëtarët e rinj

Muzika shqiptare gjithnjë ka evoluar por me kalimin e viteve njerëzit sa vijnë e bëhen edhe më nostalgjikë për hitet e vjetra, dhe nga dëshira për të rikthyer tingujt e dikurshëm, shumë artistë të rinj shqiptarë, u fokusuan në risjelljen e hiteve të dikurshme në versionin “remake”.

Në vazhdim ju prezantojmë disa nga hitet e famshme të kënduara nga ikonat e muzikës shqip dhe që u ripërpunuan nga artistët e rinj:

“LULE BLINI”

Versioni origjinal: “Moj lulja e blinit”, Fatmira Breçani
Ripërpunim nga: Trim Jetullahu, 2017

Trim Jetullahu ishteai i cili do ta sillte këngën “Lule Blini” që në fakt është përzierje me këngën me po të njëjtin titull të Fatmira Breçanit, zëri i të cilës dëgjohet në refrenin e këngës. Duke qenë se është këngë e njohur, ky detaj bëri që edhe kënga e Trimit të pëlqehet.

“CIGARXHIU I VOGËL”

Versioni origjinal: “Cigarxhiu im i vogël”, Adelina Ismaili, 2000
Ripërpunim nga:
Sir-A, 2018

Ka qenë vetë këngëtarja Adelina Ismaili që ka shpërndarë një rixhirim të këngës “Cigarxhiu i vogël” që e ka bërë Sir-A ndërsa i ka uruar artistët e rinj duke u dhënë përkrahje të plotë.

“Një remake fantastik i këngës time #CigarxhiuImIVogel. Sa fatkeq jemi që ende kemi fëmijë cigarexhinj… Artistë të rinj që meritojnë përkrahjen e plotë për punën e tyre, më bëni të ndjehem e përmbushur duke u inspiruar nga unë. Suksese!”, ka shkruar ndër të tjerash Ismaili në llogarinë personale në Facebook.

“FSHATARJA IME”

Versioni origjinal: Sabri Fejzullahu, 2001
Ripërpunim nga:
Ermal Fejzullahu dhe Ledri, 2018

Kënga “Fshatarja ime” e sjellë nga Ermal Fejzullahu dhe Ledri, vite më parë është kënduar nga këngëtari i cili pak muaj më parë festoi 50-vjetorin e karrierës së tij, Sabri Fejzullahu.

“ERA”

Versioni origjinal: Grupi Gjurmët, 1984
Ripërpunim nga:
MC Kresha, 2015

Kënga “Era” e kënduar dhe kompozuar nga vet grupi i famshëm Gjurmët, u këndua për herë të parë në vitin 1984, dhe sot e kësaj dite mbahet mend si ndër hitet më të mira që i ka rezituar kohës.

Ndërkohë, në fund të vitit 2015, reperi MC Kresha kishte vendosur të sillte një ripërpunim të kësaj kënge, i cili ishte pritur mirë nga publiku dhe fansat e tij.

“SHI BIE NË TIRANË”

Versioni origjinal: Fitnete Tuda dhe Vlera, 1998
Ripërpunim nga:
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, 2017

Të gjithë e kujtojnë këngën e njohur “Shi bie në Tiranë”, cila ishte kënduar nga Fitnete Tuda dhe Vlera Kastrati në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, në vitin 1998.

Një version tjetër i kësaj kënge erdhi në vitin 2017 nga këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, pak muaj pasi ata kishin bërë të ditur edhe lidhjen e tyre.

“JAM DEH ME RAKI”

Versioni origjinal: Shkëlzen Jetishi
Ripërpunim nga:
Gent Fatali, 2017

Kënga “Jam deh me raki” është kënduar shumë në odat burrërore e dasma të ndryshme në Kosovë. Madje, kjo këngë shquhet si njëra ndër hitet më të mëdha në karrierën e këngëtarit nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi – Xeni.

Kënga “Jam deh me raki” u hyri në qejf edhe të rinjve, kur në vitin 2017, artisti i ri Gent Fatali solli një ripërpunim të saj në një version më interesant.

“SIMPATIA”

Versioni origjinal: Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi, 1998
Ripërpunim nga:
Dhurata Dora dhe Lumi B, 2017

Kënga “Simpatia” e këngëtarëve Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi kishte ardhur si një hit i bukur për adoleshentët e vitit 1998. Një tekst dashurie me një këngë të bukur melodioze bëri që kjo këngë të bëhet “Simpatia” e të gjithë të rinjve.

Afro 19 vite më vonë, kjo këngë do të vinte si një ripërpunim i bukur nga dyshja Dhurata Dora dhe Lumi B, ku ky i fundit e pati më lehtë marrjen e të drejtave autoriale, ngase njëri nga interpretuesit, pikërisht Memli, është baxhanaku i tij.

“E DEHUN”

Versioni origjinal: “E dehun jam” , Nexhmije Pagarusha, 1974
Ripërpunim nga:
Era Istrefi dhe Mixey, 2014

Kënga “E dehun” shquhet si njëra ndër këngët më të mira në karrierën e bilbilit të këngës shqipe – Nexhmije Pagarusha. Kjo këngë është bërë valsi i shumë të dashuruarve, ndërsa edhe sot është e pëlqyeshme për tekstin dhe zhanrin muzikor.

Në vitin 2014, ishte këngëtarja Era Istrefi e cila solli një ripërpunim të kësaj kënge në një version krejt ndryshe, me çka kishte arritur të pëlqehet në masë të madhe nga publiku. Realizimin e këtij përpunimi, këngëtarja Istrefi e kishte bërë në studion e producentit Mixey, në “Authentic Entertainment”.

“HATIXHE”

Versioni origjinal: ” Moj Hatixhe, n`shami t`kuqe”, Hamide Sadiku, 1971
Ripërpunim nga:
Capital T dhe Mixey, 2017

“Moj Hatixhe” është kënga e cila është kënduar në shumë dasma e ahengje të ndryshme në vitet 70-80. Kjo këngë është interpretuar nga Hamide Sadiku me instrumentin e vjetër popullor, defin.

Askujt nuk do t’ia priste mendja që një këngë e tillë do të bëhej hit në vitin 2017, e krejt kjo falë ripërpunimit që sollën dyshja e label-it “Authentic Entertainment”, Capital T dhe Mixey. Në verën e vitit 2017 kjo ishte ndër hitet e padiskutueshme, e cila pushtoi diskotekat shqiptare.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë