E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Hapet votimi për 250 këngët më të mira në historinë e Eurovizionit

Sikur secilin fundvit, edhe kësaj here është hapur votimi për të zgjedhur 250 këngët më të mira në historinë e Eurovizionit.

Eurovizion – Eurovision Song Contest është ndër festivalet më të vjetra të muzikës në Evropë, duke mbledhur rreth vetes pjesëmarrës nga rreth 50 shtete.

Votuesit në internet mund të votojnë për këngët e tyre më të pëlqyera në 64 vite të festivalit të njohur ku merr pjesë Shqipëria, por ende jo Kosova.

Deri me 8 dhjetor, të gjithë ju mund të votoni për këngët tuaja të preferuara në linkun poshtë, ndërsa më pas bëhet e ditur edhe lista e këngëve që do të futen në 250 këngët më të mira të festivalit.

Vitin e kaluar, në mesin e 250 këngëve më të mira në historinë e Eurovizionit kishte edhe këngë nga përfaqësuesit shqiptarë: Eugent Bushpepa u radhit në vendin e 37-të, Rona Nishliu me këngën ‘Suus’ në vendin e 58-të, Elhaida Dani në pozitën e 92-të, Eneda Tarifa në vendin e 164-të, Hersi Matmuja në vendin 181, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko në pozitën e 195 dhe Luiz Ejlli me këngën ‘Zjarr e ftohtë’ në vendin e 201-të.

Ky votim është komplet jashtë garës së Eurovizionit, pra nuk ka të bëjë asgjë me garën muzikore që vitin tjetër mbahet në Holandë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë