Ka përfunduar mbrëmë edicioni i 63-të i “Eurovision”, me finalen e mbajtur në Altice Arena të Lisbonës, në Portugali, ku konkuruan 26 shtete finaliste.
Këngëtarja Netta që përfaqësonte Izraelin me këngën “Toy” u shpall fituese e edicionit të sivjetshëm të “Eurovision Song Contest 2018”.
Në këtë edicionin konkuruan tre shqiptarë që përfaqësuan tri vende të ndryshme – Shqipërinë, Qipron dhe Italinë.
Eleni Foureira që përfaqësonte Qipron zuri vendin e dytë me 436 pikë, Ermal Meta përfaqësues i Italisë zuri vendin e pestë me 308 pikë kurse Shqipëria e përfaqësuar nga Eugent Bushpepa zuri vendin e 11-të me 184 pikë.
Irlanda është vendi që e ka fituar më së shumti këtë festival, plot shtatë herë dhe është po ashtu vendi i vetëm që ka triumfuar tri herë radhazi (1992, 1993 dhe 1994).
Më poshtë lista e plotë e të gjithë fituesve të Eurovisionit ndër vite:
2018 – Izraeli
Netta, “Toy”
2017 – Portugalia
Salvador Sobral, “Amar Pelos Dois”
2016 – Ukraina
Jamala, “1944”
2015 – Suedia
Mans Zelmerlow, “Heroes”
2014 – Austria
Conchita Wurst, “Like A Phoenix”
2013 – Danimarka
Emmelie de Forest, “Only Teardrops”
2012 – Suedia
Loreen, “Euphoria”
2011 – Azerbajxhani
Ell/Nikki, “Running Scared”
2010 – Gjermania
Lena, “Satellite”
2009 – Norvegjia
Alexander Rybak, “Fairytale”
2008 – Rusia
Dima Bilan, “Believe”
2007 – Serbia
Marija Serifovic, “Molitva”
2006- Finlanda
Lordi, “Hard Rock Hallelujah”
2005 – Greqia
Helena Paparizou, “My Number One”
2004 – Ukraina
Ruslana, “Wild Dances”
2003 – Turqia
Sertab Erener, “Everyway That I Can”
2002 – Letonia
Marie N, “I Wanna”
2001 – Estonia
Tanel Pardar, Dave Benton dhe 2XL, “Everybody”
2000 – Danimarka
Olsen Brothers, “Fly on the Wings of Love”
1999 – Suedia
Charlotte Nisson, “Take Me to Your Heaven”
1998 – Izraeli
Dana International, “Diva”
1997 – Mbretëria e Bashkuar
Katrina and the Waves, “Love Shine a Light”
1996 – Irlanda
Eimear Quinn, “The Voice”
1995 – Norvegjia
Secret Garden, “Nocturne”
1994 – Irlanda
Paul Harrington and Charlie McGettigan, “Rock n Roll Kids”