E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Elhaida Dani sjell një version ndryshe të këngës “Plas” të Flori Mumajesit (VIDEO)

Në edicionin e 20-të të festivalit Kënga Magjike fitues u shpall Flori Mumajesi me këngën “Plas”. Mumajesi u vlerësua shumë për vokalin e tij përmes të cilit i dha jetë kësaj kënge.

Por, kjo këngë është pëlqyer shumë edhe nga kolegët e këngëtarit të cilët e kanë ndjerë shumë e madje dikush prej tyre nuk i ka rezistuar dhe ka vendosur ta interpretojë në mënyrën e vet.

Bëhet fjalë për artisten e talentuar Elhaida Dani e cila ka shprehur hapur pëlqimin ndaj kësaj kënge. Kënduar në mënyrën më të ndjerë dhe sjellë bashkë me një video, ky cover i po pëlqehet shumë edhe nga fansat.

“E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë… Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time… Atë këngë që do kisha dashur shumë ta kisha shkruar vetë ! Ky cover është një dhuratë për Flori Mumajesi dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite ! Faleminderit Flori , uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde.”, ka shkruar Dani në Facebook.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë