E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dua Lipa shtyn turneun evropian për vitin 2021

Këngëtarja shqiptare e njohur botërisht, Dua Lipa, ka lajmëruar se e ka shtyrë turneun e saj evropian për vitin e ardhshëm.

Ajo është shprehur me zemër të thyer teksa ka ndarë këtë lajm me fansat e saj, por rrethanat e shkaktuara nga Covid-19 e detyruan të marrë këtë vendim.

Turneu është shtyrë për muajin shtator dhe tetor të vitit 2021.

“Me një zemër të rënduar do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt”, ka shkruar Dua.

Tutje Dua ka njoftuar fansat që ti ruajnë biletat sepse ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara.

“Më mungon të jem në turne, më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festojmë! Në ndërkohë ju premtoj se do të shfaqen disa gjëra zbavitëse që shpresoj se do t’ju mbajnë gjatë gjithë kohës. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj”, shkruan Dua.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë