E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dua Lipa fiton 3 çmime në “Global Awards 2021”

Dua Lipa është një nga emrat më në zë të muzikës dhe aktualisht një ndër artistet më të suksesshme. Së fundmi artistja ka shënuar një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj, duke shtuar disa çmime të tjera në listën e gjatë.

Dua ka fituar plot 3 çmime mjaft të rëndësishme në “Global Awards 2021”. Për shkak të masave kundër Covid-19, ky event nuk u mbajt në një sallë, por fituesit u shpallën online. Dua mori çmimet kryesore si: “Best Female”, “Best British Act” dhe “Most Played Song of the Year”. Dua Lipa është artistja e parë e të gjitha kohërave që ka fituar kaq shumë çmime në këtë event, me një total prej 6 çmimesh.

Një ndër arritjet e tjera më të mëdha të Dua Lipës ka qenë edhe albumi “Future Nostalgia”, i cili edhe pse u publikua në një periudhë aspak të lehtë për të gjithë botën, atë të pandemisë, i dha artistes një sukses të padiskutueshëm.

“Future Nostalgia” ka arritur të renditet në vendin e dytë si më i dëgjuari në mbarë botën. Në këtë mënyrë, Dua ka lënë pas albumin e suksesshëm “After Hours” të artistit kanadez, The Weekend.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë