E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dhurata Dora vjen në një bashkëpunim me Maitre Gims

Dhurata Dora vjen me një këngë të re. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me një nga këngetarët më të njohur francez, Maitre Gims.

Kënga do të mbajë titullin “Te Quiero” dhe do të jetë pjesë e albumit më të ri të Gims. Momentalisht është publikuar vetëm version audio.

Dhurata zbuloi disa detaje nga klipi i ri, i cili nuk është lançuar ende, me anë të disa postimeve në Instagram ku tregon lukun që do të ketë në videoklip.

Këngëtarja ka arritur të fitojë pëlqimin e njerëzve me muzikën franceze pas bashkëpunimit me Solking. Një super hit që mori mbi 344 milionë klikime.

Mesa duket pas kësaj arritje, Dhurata vendosi t’i vazhdojë bashkëpunimet me këngëtarët francezë, ku suksesi i saj është i garantuar. Ky është investim me mend dhe frytdhënës, sepse shumë shpejt këngëtarja po merr famë ndërkombëtare.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë