Xhaketa e zezë lëkure e veshur nga Mbreti i ndjerë i muzikës Pop, Michael Jackson, të cilin e kishte veshur në turneun e parë solo “Bed”, do të dal në një ankand që do të mbahet në nëntor të këtij viti.
Sipas vlerësimeve të para, xhaketa mund të arrijë çmimin deri në 100 mijë dollarë.
Këngëtari i ndjerë këtë xhaketë, në shpinën e së cilës gjendet nënshkrimi i tij i përhershëm, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989.



