E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Black Parade” kënga më e re nga Beyonce

“Black Parade” është kënga më e re e publikuar befasishëm nga Beyonce.

Në njoftimin që e ka bërë fillimisht publik në Instagramin e saj, Beyonce thërret për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.

“Black Parade” flet për ju, zërin tuaj, gëzimin tuaj”, thotë ndër të tjera këngëtarja.

Kënga u publikua pak orë pasi ajo njoftoi për fondin “BeyGOOD”, që ka nisur, dhe thotë se “përsosmëria e zezë është një formë proteste”. Ajo me këtë fond, po pretendon t’u ndihmojë të gjithë zezakëve që kanë në pronësi biznese.

“Gëzimi i zi është e drejta juaj”, shkruan ajo.

Kënga u publikua në kohën e “Juneteeth”, një festë që shënon zyrtarisht fundin e skllavërisë në SHBA. Kjo festë nisi në shtetin prej nga ka prejardhje Beyonce, Teksas. Por, shpejt kjo festë u bë zyrtare dhe tash festohet çdo vit më 19 qershor në gjithë SHBA-në.

“Black Parade”, që do të thotë “Parada e Zezë”, e Beyoncet, flet edhe për brutalitetin e policisë e zërat për t’i mbrojtur njerëzit me ngjyrë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë