E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Beyonce dhuron 6 milionë dollarë në luftën kundër Covid-19

Beyonce, ylli i muzikës, po jep ndihmën e saj në betejën kundër pandemisë.

Iniciativa “BeyGOOD” e këngëtares së “Love on Top” do të dhurojë 6 milionë dollarë për fondet e ndihmës për punonjësit dhe njerëzit e prekur nga shpërthimi i koronavirusit.

“Komunitetet me ngjyrë po vuajnë shumë për shkak të pandemisë COVID-19. Shumë familje jetojnë në zona të pamerituara, me shtëpi që e bëjnë të vështirë distancën sociale”, shkroi fondacioni në një deklaratë, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.

“Komunitetet që kishin mungesa të fondeve për arsim, shëndetësi dhe strehim, tashmë i duhet të përballen dhe me nivele alarmante të infeksioneve dhe fatalitete. Këtyre komuniteteve i mungon aksesi në testime dhe kujdesi i barabartë shëndetësor”, thuhej në deklaratë.

Në partneritet me iniciativën “#startsmall” të shefit ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey, paratë do të shkojnë në organizata të ndryshme me bazë komunitare, si UCLA dhe Aleanca Kombëtare në Sëmundjet Mendore, për të ofruar nevoja thelbësore dhe shërbime të shëndetit mendor në Nju Jork, Detroit, Nju Orleans dhe Houston, qyteti i lindjes së Beyonce./ATSH/DPA

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë