E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Bebe Rexha publikon albumin “Expectations”

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja ka publikuar albumin, i cili është edhe i pari në karrierën si këngëtare pasi që në të kaluarën ka ndihmuar shumë artistë me tekste të këngëve.

“Expectations”, titullohet albumi  që mund të blihet apo shkarkohet në Spotify, Artist Store, Google Play dhe Deezer.

Bebe në album ka përmbledhur 14 këngë duke përfshirë disa nga këngët të cilat kohë më parë këngëtarja i publikoi si “Ferrari”, “I’m a Mess”, “2 souls on Fire”, “Meant to Be” dhe “I Got You”.

Ajo në lidhje me këtë rast kishte pohuar se tekstet kanë në prapavijë një rrëfim dhe të gjitha janë shkruar personalisht prej saj.

Theksojmë se këngëtarja albumi tashmë ka marr vlerësimet e para duke u renditur në dhjetë vende evropiane, duke përfshirë në Britaninë e Madhe.

Ndryshe, Rexha po punon edhe në projekte të reja të bashkëpunimit me artistë të ndryshëm ndërkombëtar.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë