E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Anulohet “Eurovision 2020”

Situata prej koronavirusit ka bërë që të anulohet Festivali Europian i Këngës për këtë vit. Eurovision 2020 pritej që të mbahej në Rotterdam.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Drejtori Ekzekutiv i festivalit, Jon Ola Sand. Në një deklaratë zyrtare ai thotë se e jep këtë lajm me hidhërimin më të thellë.

“Paqartësia e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Europën dhe të gjitha kufizimet e ndërmarra nga qeveritë pjesëmarrëse, por edhe nga ato holandeze, do të thotë që Bashkimi për Transmetim Europian (EBU) ka marrë vendimin e vështirë që eventi të mos vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar. Shëndeti i artistëve, stafit, fansave dhe vizitorëve si dhe situata në Holandë, Europë dhe botë janë arsyeja pse morëm këtë vendim”,tha Sand.

Sand u shpreh se po vazhdojnë diskutimet nëse Eurovisioni mund të organizohet vitin e ardhshëm në Rotterdam. Shqipërinë do ta përfaqësonte në Eurovision Arilena Ara

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë