E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

A munden Rihanna dhe Axl Rose t’i ndalojnë politikanët që ta përdorin muzikën e tyre për fushatë?

Këtë fundjavë Rihanna dhe Axl Rose u bënë ndër muzikantët e fundit në një linjë të gjatë të muzikantëve që po i kritikojnë politikanët për përdorimin e muzikës së tyre në ngjarjet e fushatës.

Pasi që gazetari i “Washington Post”, Philip Rucker, shkroi në Twitter se tubimi i presidentit Donald Trump në Chattanooga, Tenn., e kishte përdorur këngën e Rihanna “Don’t Stop the Music”, këngëtarja ka reaguar ashpër, “jo edhe për shumë kohë …” Rose ishte më pak i sigurt, ai dhe pjesa tjetër e Guns N’ Roses kishin “kërkuar zyrtarisht që muzika e tyre të mos përdoret në tubimet e Trumpit ose ngjarjet e lidhura me Trumpin”, ekipi i presidentit po përdorte “vrima” në ligjin për licencimin e muzikës për t’i anashkaluar kundërshtimet e tyre.

Atëherë, çfarë resursesh kanë muzikantët kur kundërshtojnë që muzika e tyre të mos përdoret për promovime të politikanëve?

Siç e përshkroi avokati i pronësisë intelektuale Danwill Schwender në artikullin e tij akademik të vitit 2017 “Konflikti i të drejtave të autorit mes muzikantëve dhe fushatave politike është kthyer përsëri”, shumica e muzikantëve ia caktojnë të drejtat e tyre për ta performuar muzikën e tyre organizatës për të drejtat e performancës (PRO), prej së cilës vendet dhe ngjarjet pastaj mund t’i licencojnë këngët. Kjo do të thotë se jo gjithmonë artistët duhet të konsultohen, por nga ana tjetër e lë të hapur mundësinë e publicitetit negativ.

Për shembull, Trump e shfrytëzoi “Rockin’ in the Free World” të Neil Youngut, në prezantimin fillestar të fushatës fillestare në vitin 2015. Kur menaxhmenti i Young e kritikoi këtë përdorim të muzikës së tij, ekipi i fushatës së Trumpit u përgjigj se ata kishin “bërë gjithçka ligjore,” duke e licencuar këngën përmes PRO-së së njohur si Shoqata Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Publikuesve (ASCAP). Por, pas reagimit të Young, ata njoftuan se nuk do ta përdorin më muzikën e tij

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë