E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

50 artistët më të paguar për 2018-ën sipas Billboard

-Në vendin e parë renditet grupi U2 i cili edhe vitin e kaluar klasifikohej në vendin e parë si më të paguarit.

-Në vendin dytë renditet Garth Brooks, ndërkohë në vendin e tretë renditet Metallica, të cilët kanë shitur 1.4 milion kopje të albumit të tyre.

-Pas Metallica renditet Bruno Mars, i cili është ‘new entry’ në këtë listë dhe ka qenë i papritur fakti që ai renditet në vendin e katërt si ndër artistët më të paguar për 2018 sipas Billboard.

-Ed Sheeran renditet në vendin e pestë dhe kjo falë këngëve “Perfect” dhe “Shape of you”. Ai është edhe një ndër artiste që këngë e tij luhet me shumë në radio.

-Lady Gaga në vendin e gjashtë. Albumi i saj “Joanne” i ka siguruar asaj shuma të mëdha parash.

-Coldplay renditet në vendin e dhjetë, The Weeknd në vendin e 11-të, si një ndër artistët më të suksesshëm të momentit, më të kërkuar, por edhe ndër më të paguarit. Pas The Weeknd renditet Kendrick Lamar.

-Ishte e papritur për të gjithë ne që Jay Z renditet në vendin e 18-të si ndër artistët më të paguar të vitit 2018, gjithsesi shpresojmë shumë që pas turit OTR II të ardhurat e tij të rriten.

-Vendi i 30-të është për Britney Spears, një periudhë jo shkëlqimi për të për momentin. Ariana Grande në vendin e 42-të, Chris Brown në vendin e 46. Taylor Swift në vendin e 48-të. Ndërkohë që në vendin e 50-të, Billboard ka renditur The Chainsmokers.

Lista e plotë: https://www.billboard.com/photos/8465835/highest-paid-musicians-money-makers

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë