“Business Insider” është një ndër revistat më të fuqishme amerikane sa i përket lajmeve financiare.
E duke mos iu shmangur edhe shumë natyrës raportuese të lajmeve, ajo ka publikuar edhe një artikull për artistët muzikor.
Ajo së fundi ka publikuar një listë me albumet më të shituara të të gjitha kohërave, ku jashtë top-10 kanë mbetur edhe disa prej bendeve dhe yjeve legjendare, duke përfshirë The Beatles, Guns N’Roses, Whitney Houston e Shania Twain.
Në vendin e parë gjendet bendi Eagles me albumin “Their Greatest Hits (1971-1975)”, i cili është shitur 36 milionë kopje.
I dyti renditet këngëtari i ndjerë, Michael Jackson me “Thriller”, i cili u shti në 33 milionë kopje anembanë planetit tokë.
Në vendin e tretë sërish gjenden Eagles me 26 milionë kopje të shituara të albumit “Hotel California”.
Më poshtë gjeni renditjen e Top-10 albumeve më të shitura të të gjitha kohërave