‘Kujtimet e Princit Harry’ ndryshe nga ç’mund të imagjinohej. Mbuluar në gjak, libri pritet të dalë në treg, vetëm disa ditë para kurorëzimit të mbretit Charles. Projekti i diskutueshëm është ideja e artistit Andrei Molodkin.
Artisti Andrei Molodkin thotë se ka mbuluar 25 kopje të librit ‘Spare’ me gjak njeriu, të cilin do t’i ekspozojë në një dyqan në Windsor sot pak para se t’i shesë në prag të kurorëzimit të Mbretit Charles.
Sipas autorit, kopjet e kujtimeve të Princit Harry do të jenë të mbuluara me gjakun e popullit afgan.



