E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

KONGRESI I PARË I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË

Prizren, 6-7-8 qershor 2018

Kongresi i parë i Shkrimtarëve Shqiptarë do të mbahet në Prizren më  6, 7 e 8 qershor 2018.

Pjesëmarrja e shkrimtarëve shqiptarë nga të gjitha trojet dhe nga mërgata (diaspora) është akti më i lartë i elitës së një kombi.

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe aty ku u vunë themelet e Shtetit Shqiptar, pra BESËLIDHJES SHQIPTARE në Prizren le t`i vemë themelet e Bashkimit të SHKRIMTARËVE SHQIPTARË!

Axhenda:
– më 6 qershor 2018 (e mërkurë) nga ora 15:00

Pritja e shkrimtarëve dhe akomodimi në Hotel “Univers” Vermicë
– ora 20:15 Darka për shkrimtarët mysafirë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Preshevë e Bujanoci

– më 7 qershor 2018 (e enjte) Hapja solemne e KONGRESIT në orën 9:30 – 11:30 në Prizren

– 11:30 pushimi dhe vizitë Kalasë, Lidhjes dhe fotografimi i përbashkët
– 14:30 vazhdon punimet Kongresi me leximin e Kumtesave me temën: “Rëndësia e Unifikimit të Krijuesve Shqiptarë”. (Kumtesat lexohen vetëm një faqe, kurse në tërësi kumtesat botohet në libër për shkak të numrit të madh të paraqitura me kumtesa)

– 17:00 Intervista për Tv, Radio, Portalet dhe gazetat e akcilit shkrimtarë pjesëmarrës
– 17:30 ORA LETRARE me pjesëmarrësit (lexohen vetëm një poezi, tematika e lirë dhe sa më e shkurtër)

– ora 20:00 darka në Hotel Univers Vermicë

– ora 21:00 Muzikë e vallëzim në Hotel  më 8 qershor 2018 (e premte), ora – – 9:30Leximi i Konkluzioneve të Kongresit.

-ora 10.30 fotografimi i të gjithë pjesëmarrësve dhe përcjellja.

-ora 11:00  Konferenca për Media. Shkrimtarët nga Mërgata lajmërohen te Kryetari i LSHK, z. Hasan Qyqalla.

Pjesëmarrës të nderuar,

 ju lutemi për shkak të angazhimit të madh që kemi lexojeni dhe për çdo informim drejtojuni te Kryetari Reshat Sahitaj, Nënkryetari Lan (Asllan) Qyqalla, anëtarët : Ramiz Ali SOPAJ, Aziz Bytyqi e Mevlyde Mezini Saraqi. Kumtesat i dërgoni te Mevlyde Mezini Saraçi(komunikoni me të në fb për mënyrën e dërgimit të Kumtesave)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë