E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Sa shumë ata me të cilët, thjesht, jeton!”

Poezi nga Yevgeny Yevtushenko

Sa shumë ata, me të cilët shkon që të flesh bashkë!
Sa pak ata, me të cilët dëshiron të zgjohesh!
Dhe në mëngjez të ndahesh me një puthje
Të tundësh dorën, buzagaz, të iksh pa hequr mendjen
Dhe tërë ditën të prêsësh pa durim të vijë, mbrëmjen!

Sa shumë ata me të cilët, thjesht, jeton,
Pi kafen e mëngjezit, llafosesh qetë, a debaton,
Me të diku në ndonjë plazh të qëllosh pranë,
Dhe siç ësht e udhës të jesh tok në gaz, apo në zi
Por kjo e ndënjur bashkë nuk është hiç dashuri.

Sa pak ata, me të cilët ti thur ëndrra!
Sodit se si lundron një re, në qiell të larë
Gërryeni tok fjalën “dashuri” përmbi dëborën e parë
Dhuratë Perëndie at’ njeri vazhdon ta quash
E lumturi më shumë se kaq, nuk ke ç’të duash!

Sa pak ata me të cilët ke qejf të shijosh heshtjen
Me gjysmë fjale, me një vështrim të kupton ç’thua
Që vit pas viti më shumë të dorëzohet
Tërë dhimbjet që e cfilitin, ti i quan ato, të tuat!

Ja kështu ndodh, por ndryshe ndodh më shumë
U lidhën dje, sot ndahen pa kokëçarje!
E pse ndodh kjo? Sepsenë, e thamë aty më lart, po të kujtohesh:
Janë shumë ata, me të cilët shkon të flesh,
Por pak ata, me të cilët dëshiron të zgjohesh!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë