E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zeqir Lushaj: E dua borën

-Fletë ditari, per sot,  e sot e para 45 vjetësh-

– Në foto: Zeqir Lushaj, NJ, USA, Janar 2014-

sot në shumë shtete të Amerikes

gjendje e jashtzakonshme,- thonë

heeej, mos e bani  hajgare:

-kan ra 25 centimetra borë!

e unë, unë Zeqiri , (poet-zeza),

argat-urti në punët e zengjinit

tallem me trembjet e gjigandit

per hiçgjënë e dje-komunizmit.

kur boren e kishim si një festë,

që kurr një vjet nuk na harroi

miqësuar si binjaket në jetë

edhe sot e dua, bile e adhuroj.

…!

i mësoja fmijtë në Geghysen,

bëja dhe pak ski arës te Blini

merrja dy herë dushk në Çukël

luaja dhe kapuça – natë arbaini.

po e lexuan mbrapshtanat ketë vjershë

do më bertasin:  -pusho o komunist!

e besa unë,  prap si tremben borës,

…se quaj të jashtëzakonshme –hiç.

Zeqir Lushaj gjatë punës nëpër borë, në NJ,USA

(Marrë nga gazeta amerikane The Record. Foto Andrea Alexander)

———

-E shkruar sot në NJ, USA, e merkurë, 22 Janar 2014-

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë