Austria ka fituar një titull të lakmuar nga të gjithë, duke u cilësuar si vendi më mikpritës në botë.
Me peizazhet natyrore, pastërtinë e qyteteve dhe organizmin modern, Austria është përzgjedhur si vendi më mikpritës në botë nga ‘World Economic Forum’.Pas saj u rendit Spanja, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vendin e katërt renditet Portugalia, për shkak të kostove të ulëta për turizmin.Më tej vijon Kroacia, Zvicra dhe Britania e Madhe.
Në vendin e tetë renditet Australia, e ndjekur nga Gjermania dhe Kanadaja.
Në vendin e njëmbëdhjetë gjejmë Italinë, e pasuar nga Luksemburgu, Islanda, Bullgaria dhe Irlanda, shkruan noa.al.



