E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vjen versioni i ri i filmit ikonik “Borëbardha” por pa 7 xhuxhët!

Në një rishikim rrënjësor dhe të paprecedentë, historia e Borëbardhës rikthehet në ekranin e madh me një aventurë të re, e cila konsiderohet politikisht korrekte dhe e paraqet figurën e famshme të përrallave si një vajzë të fortë, që i del vetes e s`ka nevojë për ndihmë.

Borbardha s`ka nevojë për shtatë xhuxhët e as për princin e kaltër!

Filmi me skenar dhe regji nga Greta Gerwig, që është dhe regjisorja e Barbie të sapo prezantuar pritet të dalë në kinema në 2024-tën, por ka ngjallur që tani debate e kritika të shumta. Diskutimet më të zjarrta janë mes atyre që akuzojnë për shtrembërim të shëmtuar të përrallës së 1937-ës dhe një grupi tjetër që e përshëndet si element të një modernizimi të domosdoshëm të historisë.

Ajo që bëri bujë dhe ngjalli komente të ndezura në rrjetet sociale ishte një foto e publikuar nga tabloidi britanik “Daily Mail”, e cila zbulonte një pjesë nga xhirimet e zhvilluara në Bedfordshire të Anglisë. Në pamje, Borëbardha, me pelerinën e saj ikonë të kuqe dhe fustanin e verdhë dhe blu, rrethohej nga një grup magjepsës krijesash magjike të të gjitha llojeve, madhësive dhe etnive.

Protagonistja, Rachel Zegler, i mbrojti ndryshimet, duke theksuar se përralla “duhej të modernizohej”. Disney tha nga ana e tij se u konsultua me disa anëtarë të komunitetit të nanizmit dhe se kërkonte “një qasje të re ndaj kësaj rrëfenje”.

https://www.dailymail.co.uk/debate/article-12308423/Snow-Whites-Seven-Dwarfs-heroes-short-actor-makes-blood-boil-Disney-cancelled-writes-DYLAN-POSTL.html

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë