Shtëpia botuese “Faik Konica”, në Prishtinë, botoi edhe pjesën e dytë të studimit letrar, <KARAKTERI dhe ARKETIPI, në romanin “MALËSORJA” të Nazmi Rrahmanit>, me autor Shefqet Dibrani.
Libri si strukturë qartëson më mirë ndikimin e romanit “Malësorja” në procesin edukativo arsimor në Kosovë, qasje kjo mjaftë e kompletuar, në të cilën është trajtuar epiteti “Malësore, si arketip që personifikoi Kosovën”, pastaj shtjellohendisa ngafigurat letrare dhe stilistike që karakterizojnë këtë roman, shprehjet figurative, tiparet, tipizimi dhe tipologjia e personazhit letrar si dhe klasifikimi i karaktereve dhe kategorizimi i tyre. Në vijim janë trajtuar specifikat e arketipave në romanin “Malësorja”, të kundruar nga prizmi i psikanalizës së Karl Gustav Jung. Bibliografia e botimeve nëpër vite, fjalorthi dhe shprehjet frazeologjike e kompletojnë edhe më tej studimin në fjalë. Në këtë vepër janë trajtuar edhe librat me studime: “A-Zh, romanet e Nazmi Rrahmanit”, nga Sabri Hamiti, “Malësorja, ose arti i interpretimit”, nga Zejnullah Rrahmani, si dhe “temat e diplomës” në studimet akademike ngaZoga Papraniku, “Analizë e romaneve:Rruga e shtëpisë sime, Tokë e përgjakur, Malësorja”, dhe studimi nga Lulzana Aliti, “Pozita dhe fati i gruas në veprat e Nazmi Rrahmanit”, ku bashkë me të dhënat statistike për prezantimin e romanit në sistemin bibliotekar dhe arsimor, si dhe përfshirjet e tij në nivelet universitare e kanë kompletuar më mirë këtë studim për romanin “Malësorja”.
Në parathënie të librit është theksuar se: Karl Gustav Jung, ndoshta është disidenti më i famshëm i psikanalizës klasike. Ai u largua nga idetë e Frojdit me të cilin kishte bashkëpunuar një kohë të gjatë, për t’i hulumtuar rrënjët stërgjyshore dhe për të studiuar si askush tjetër “pavetëdijen kolektive”, qasje që janëcilësuar me ide revolucionare, të cilat e kanë bërë atë të njohur në fushën e psikanalizës, sidomos me “12 arketipat jungianë mbi personalitetin.” Siç ka theksuar vet autori, duket se studimi nuk ka të bëjë me krahasime nga fusha e psikanalizës, aq më pak me dallimet në mes psikanalizës së Sigmund Frojdit, dhe ato që i ka zhvilluar më pas Karl Gustav Jung, as me krahasime të tjera letrare, por ka të bëjë vetëm me mënyrën e qasjes dhe mundësitë e thelluara të interpretimit. Ndërsa shpjegimet tjera përkitazi me figurat letrare, me karakteret dhe arketipat e romanit kanë karakter edukativ, sa për të lehtësuar kuptimin e figurave dhe nocioneve. Në një plan tjetër, disa ide në aspektin teorik përkitazi me strukturën e tekstit nuk janë risi as në këtë studim. Me këto shpjegime është marrë më parë edhe profesor Zejnullah Rrahmani, pasi edhe ai ka krahasuar tekstin letrar dhe strukturën e librit me objekte arkitektonike, ndërsa Sh. Dibrani, i ka përdorur për të qartësuar disa lloje (tipa) të arketipave, qoftë si teori, e qoftë si kuptime letrare. Prandaj, edhe teoritë e Karl Gustav Jungut, në këtë studim janë shfaqur si mundësi e zgjerimit të mendimit letrar, përkatësisht janë mënyrë e pikëpamjes për personazhet e romanit, jo si psikanalizë, në kuptimin kompleks e psikologjik, por si mënyrë e përkufizimit në shqyrtimin e tekstit letrar.



