E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vështrim rreth librit publicistik “Ecje nëpër kujtime” të autorit Adem Lushaj

Shkruan: Blerim Bajraktaraj

Ishin vitet dymijë, kur pas studimeve fillova një angazhim të lehtënë zhvillimet e asaj kohe në komunën e Deçanit, si pjesë e jetëspolitike dhe shoqërisë civile. Aty dalëngadalë fillova edhe njohjen me Adem Lushaj, autorin e librit “Ecje nëpër kujtime”.

Unë, me profesion jam arkitekt, dhe puna ime profesionale ështëkrejtësisht e lidhur me ketë fushë, por si shumë të rinj të asaj kohe, dëshira që të kontribuoj në të mirën e përgjithshme shoqërore, mështyu që nga viti 2005 e tutje, të jem pandashëm edhe pjesë e zhvillimeve politike dhe shoqërore që ndodhnin në komunën tonëdhe më gjerë.

Autorin e librit publicistikë, “Ecje nëpër kujtime”, nga dy dekadamë parë, gjithmonë e kam parë në nivelin e lartë të një intelektuali, i cili ashtu edhe siç duhet të jetë obligim qytetar i gjithsecilit nga Ne. Ishte zë i fuqishëm i shoqërisë civile dhe demokratizmit të jetësnë komunën e Deçanit. Nuk ishte e lehtë kjo gjë, ani pse tashmëmendojmë së gjithmonë ishte kështu niveli i vetëdijesimit qytetarërreth pozicionimeve politike dhe aspekteve tjera që koha e pas çlirimit kishte sjellë. Por jo, ishte pak më ndryshe. Euforiashpeshherë e mundte arsyen! Inercioni iI njëanshmërisë kishte edherestrikcionet e saj, gjë që një intelektual i njëmend, nuk duhet tëheshtë, punë të cilën e bëri Lushaj, kuptohet jo vetëm, por edhe me shumë bashkëpunëtor dhe aktivistë tjerë.

Libri “Ecje nëpër kujtime” është pjesë e botimeve publicistike, qëjo vetëm se kanë vlerën e vet në planin e parë si fjalë e shkruar, pordimensioni i rëndësisë rritet edhe më shumë, kur e tërë materia e tij lidhet me zhvillimet e rëndësishme që kryesisht kanë për bazëkomunën e Deçanit. Nuk ka gjë më të mirë, se sa shkrimet të cilatmbesin si dëshmi e një kohe të shkuar, mbi të cilën nesër dikush do të krijoj bindjen dhe përfundimin se, ne si shoqëri e kohës, bashkëme ata që kishin pozitat udhëheqëse, a e bëmë gjënë e duhur, apo ishim aty në mes. Pra, mu këtu është rëndësia pothuajse kryesore se botimet do të mbesin si dëshmi e arkivuar e fakteve dhe rrethanave, që më mire se çdo gjë tjetër, do të krijoj tablonë e saktë mbi tëkaluarën.

Unë, si ndër lexues e parë të librit “Ecje nëpër kujtime”, të autoritAdem Lushaj, pa qenë profesionist i fushës së shkrimeve, por mëshumë si qytetar aktivë i këtij ambienti politiko-shoqërorë, mund ta them pa mëdyshje se paraqet vlerë të madhe për publicistiken e kësaj ane. Kuptohet, se asnjë libër e as shkrim, nuk mund e as qëështë i kompletuar në çdo aspekt, gjë që as autori me siguri se nuk e ka ketë pretendim, por strukturimi i tij në kapituj, temat dheshkrimet e përzgjedhura, reportazhet dhe figurat e cituara, japin njëbollëk të materialit i cili me siguri se lexuesin do ta ndajë tëkënaqur. Autori, me mjeshtri e trajton situatën nga zhvillimetpolitike, sfidat dhe trysnit e kohës, jetën kulturore dhe sportive, e deri te shqetësimet dhe reagimet e tij dhe të akterëve tjerë tëkomunës së Deçanit, ndaj sfidave me jetike siç janë raportet me asetet zhvillimore të cilat si rezultat i rrethanave politike, vendimet e niveleve qendrore, e pozicionuan mjaftë keq komunën tonë.

Te autori Lushaj, duket se edhe studimet e tij të thelluara, në fushat e ekonomisë dhe ambientit, përveç matematikës si profesion, nëketë libër kanë lenë gjurmë, qoftë në cilësinë e gazetarit, qoftë siaktivist i shoqërisë civile, gjë që me të drejt me dëshpërim e pohon, se komunës së Deçanit po i mohohet e drejta elementare që tëzhvillohet qëndrueshëm duke shfrytëzuar resurset që natyra i‘adhuroi.

Andaj, shtrohet pyetja fundamentale logjike, pas çdo pune që njeriubenë, a i’a vlejti apo Jo. Unë i them me bindje të plotë autorit tëlibrit “Ecje nëpër kujtime”, Adem Lushaj, se i’a ka vlejtë, dhe se botimet e tilla e rritin vlerën e publicistikës në vendin tonë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë