E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Urim në ditën e lindjes – Nga Neki Lulaj

Në vite pamë së bashku gjethimin e lisave

Patëm dashuri diell ,shi, stuhi e furtuna

Pamë gurrat që gurruan për ne nëpër damarët e shpirtit

Luluan lulet mes dheut të butë të rudinave

E urimet u bënë bash si gurët në gjerdane gurëzuar.

U rritëm dhe bashkë rrugëtuam  si  një trup i pa ndarë

Edhe nën hije guri ne ngritëm fole

U bëmë trungje që krenohen me gjethet te dega.

Me ty e ngritëm ëndrrën si gaca e ndezur.

E prapë mbetëm para teje si lulja te buqeta.

E ngritëm së bashku një kala të lartë dashurie.

Asnjë gur nuk ia hoqëm në vitet dritëpraruar.

Tash kur gëzojmë bashkë në ditëlindje

Fetanete vitet bashkë neve na kanë rinue

Gjithë bota na ulet nën këmbë  e gjunjëzuar.

Ca zëra bilbilash zbresin nga lartësitë e tyre këndojnë

Për Datëlindjën tende ora e jetës

Ti bashkëshortja e  ime dashuri e pa perënduar

Nëna, gjyshja motra ,halla e jona e bukura e kësaj bote.

Gëzuar ,gëzuar  vrapojmë e kapërcejmë përmbi fjalët e shpresës.…!.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë