E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

U tall me gjatësinë e kryeministres Meloni, gazetarja italiane gjobitet me 5 mijë Euro

Gjykata e Milanos ka urdhëruar gazetaren Giulia Cortese t’i paguajë kryeministres italiane Giorgia Meloni 5,000 euro (5,465 dollarë). Ky çmim vjen si i dëmshpërblim për Kryeministren e Italisë për talljen e saj në një postim në rrjetet sociale, sipas mediave të tjera lokale.

Veprimi ligjor vjen pas një përplasje në mediat sociale midis Melonit dhe gazetares, në kohën kur Meloni ishte në opozitë. Gazetarja Cortese kishte postuar një imazh të përpunuar të Melonit me një foto të liderit të ndjerë fashist Benito Musolini në sfond.

“Ti nuk më tremb mua, Giorgia Meloni. Në fund të fundit, ti je vetëm 1.2 metra e gjatë. Unë as nuk mund të të shoh“, shkroi ajo.

Gjatësia e Melonit thuhet se është mes 1.58 m dhe 1.63 m në media të ndryshme në Itali.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë