E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Turizmi masiv, Italia vendos rregulla të reja për destinacionet më të vizituara

Masa të reja janë marrë në shumë destinacione pushimi në Itali, si përpjekje për të kontrolluar dhe frenuar turizmin e tepërt.

Numra të mëdhenj turistësh janë drejtuar në bregdetin italian.

Duke filluar nga fundjava që përkoi me festën e Ferragostos, masa të reja janë marrë në shumë destinacione pushimi në Itali, si përpjekje për të kontrolluar dhe frenuar turizmin e tepërt.

Nga ishulli i Sardenjës deri në thembra e çizmeve të Italisë në Pulia, vajtja në shumë plazhe të njohura tani është e mundur vetëm duke rezervuar në një aplikacion.

Ndërkohë, plastika, duhani dhe në disa raste edhe peshqirët dhe karriget personale, janë ndaluar nga bregu, raportojnë mediat italiane.

Në Bregun e Amalfit, autoritetet do të rregullojnë numrin e automjeteve që bllokojnë rrugët piktoreske, duke kufizuar në mënyrë alternative hyrjen e targave me numra çift dhe tek në disa rrugë më të vogla, gjatë periudhave të ngarkuara të ditës, thotë bordi vendor turistik i Campania.

Në Sardenjë, kryebashkiaku i Olbisë verilindore ka ndaluar notin në orët e vona të natës, kampingjet në plazh, zjarret dhe madje edhe përdorimin e karrigeve dhe peshqirëve gjatë natës, në përpjekje për të kufizuar argëtimet gjatë gjithë natës – edhe pse orai për mbylljen e muzikës në orën 5 të mëngjesit mund të duket tepër bujar.

Disa destinacione malore në rajonin Trentino të Italisë Veriore, po përdorin monitorë për të gjurmuar fluksin e alpinistëve dhe do të mbyllin shtigje që janë shumë të ngarkuara, thotë qeveria rajonale.

Italia, si shumë vende në mbarë botën, po përballet me probleme të mbiturizmit gjatë sezonit të pikut, një çështje që mund të ndikojë negativisht si në cilësinë e jetës për njerëzit që jetojnë në destinacione të njohura, ashtu edhe në cilësinë e pushimeve të vizitorëve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë