E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“The Last Bookstore”, një labirint librash që nuk duhet humbur

Quhet “The Last Bookstore” dhe nuk është vetëm libraria më e madhe në Kaliforni, por është një parajsë e vërtetë historish, kulture dhe njohurish.

Libraritë janë ato vende që kanë aromë letre dhe boje, janë të mëdha, të vogla, shumë të famshme ose më pak të njohura, por jo më pak të jashtëzakonshme.

Kalifornia është një vend magjik dhe i jashtëzakonshëm, ku ndodhen disa nga atraksionet më të famshme në botë.

Pikërisht në qytetin jugor të Kalifornisë, në 453 S. Spring St., ekziston një nga libraritë më të mëdha në botë. Por, nuk është vetëm madhësia e saj, që e bën atë të veçantë, as arkitektura dhe dekorimi, por është ai labirint tekstesh, i vendosur në katin e dytë, që është një ftesë për të humbur dhe për t’u zhytur në njohuritë e njerëzimit.

Në pritje të turistëve, qytetarëve dhe lexuesve, janë mijëra libra të vendosur në një sipërfaqe prej mbi 20 mijë metrash katrorë, të krijuar në ambientet e një banke të vjetër të viteve 1970.

Këto shifra e bëjnë “The Last Bookstore”, librarinë më të madhe me libra të rinj dhe të përdorur në të gjithë Kaliforninë sipas “Si Viaggia”.

Ka shumë detaje, që e bëjnë këtë vend të veçantë dhe unik. Tavanet shumë të larta dhe shtyllat e mermerit, janë mjedisi i përsosur për një parajsë historish dhe kulturash, ndërsa librat, ata që duhen lexuar dhe shfletohen, janë bërë pjesë e vetë mobiljeve.

Tekstet, në fakt, janë përdorur për të krijuar skulptura të jashtëzakonshme në të gjitha qoshet e ndërtesës.

Biblioteka shtrihet në dy kate: pjesa e poshtme, shumë e ndriçuar, ka libra që mund të blihen, të cilët gjithashtu mund të shfletohen dhe lexohen në një nga kolltukët prej lëkure, të vendosur në mes të një hapësire sugjestive.

Megjithatë, duke u ngjitur lart, mund të keni një përvojë vërtet të pabesueshme. Do të shihni një labirint të vërtetë, me tunele dhe rafte të bërë tërësisht me libra.

Qëndroni sa të dëshironi për të njohur, lexuar dhe adhuruar historitë, kulturën dhe njohuritë e mbarë njerëzimit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë