E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“TGCOM” për Shqipërinë: Vend trendi me plazhe si të Karaibeve

Vera po vjen dhe mediet ndërkombëtare i kanë kthyer sytë nga destinacionet përrallore, që duhet t’ua propozojnë lexuesve të tyre.

Ato italiane, edhe këtë vit ndalen te Shqipëria, destinacioni më i ri i Mesdheut, për shkak të bukurisë së detit dhe raportit të shkëlqyer mes cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe çmimeve.

Një vend që ofron peizazhe sugjestionuese dhe shumë mikpritje. Veç të tjerash, për italianët Shqipëria është afër dhe arrihet lehtësisht me traget. Por, cilat janë plazhet më të bukura sa i takon pastërtisë së ujit, shërbimit dhe natyrës që i rrethon? Ja çfarë propozon “TGCOM”:

Saranda është pjesa më speciale e brigjeve shqiptare. Ajo është e famshme edhe për atmosferën e natës. E ndodhur mes Jonit dhe kodrinave me ullinj para ishullit të Korfuzit, pak kilometra larg Greqisë, ajo ofron mundësinë e qëndrimit në hotele luksoze me çmime të përballueshme, një vakt në Kalanë e Lëkurësit, eksplorimin e Butrintit pasuri të UNESCO-s, etj..

Riviera e Ksamilit, më në jug, është një tjetër dhuratë e natyrës. Ksamili – thotë “TGCOM”, – konsiderohet si perla e Jonit sa i takon bukurisë. Plazhi i Jalës vjen në stil karaibesh. Është një nga vendet më të bukura të bregut të Jonit, që mbledh të gjitha aromat e Mesdheut.

Pas tij vjen Himara, vërtet joshëse, me aromën e pishave dhe shikimin drejt Jonit. Porto Palermo është plazhi me ngjyrë blu të mëndafshtë, që ka edhe një kështjellë veneciane. Nuk mbetet pas as gadishulli i Karaburunit, një margaritar i natyrës që ofron skenare të jashtëzakonshme, bashkë me ishullin e Sazanit.

Vlora është po ashtu porti i dytë më i madh i vendit, qyteti ku Adriatiku dhe Joni bashkohen. E më në jug të tij vjen Dhërmiu, plazhi i gurëve dhe detit të ëndrrave./ atsh

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë