E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“TAKIMI i PRISHTINËS, 13 MAJ 2022”

MBI 2.000 LIBRA-DHURATË PËR PRESHEVË, BUJANOC E MEDVEGJË:

(për biblioteka publike, për shkollat në gjuhen shqipe, për streha të jetimëve (QSA), për tri shtëpitë e shëndetit etj.)

Libra-Dhuratë për Shqiptarët në Malin e Zi (Plavë-Guci, Tuz, Ulqin,  etj.) dhe në Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) është Projekt i dy viteve të fundit i dr. Erton Karafili (nga Pogradeci) dhe i klinikës së tij “Klinika Erton” (Erton Diagnostic Center) në Tiranë, në adresën Rruga “Don Bosko”. Pallati 92. Përballë Qendres e Kishës “Don Bosko”.

Dr. Erton Karafili – pronar e drejtues i Projektit dhe i Klinikës “Erton”, do të vlerësohet me Mirënjohje (Çmim të Lartë) në “Takimi i Madh i Prishtinës i 13 Majit 2022” dhe kontributorët më të mëdhenj të këtij Projekti Kombëtar, që po organizohet me moton: “Lufta fitohet me luftëtarë, Shqiptarizmi mbrohet me libra e shkrimtarë”, mbështetës i të cilit (mediatik dhe me libra) është edhe “Gazeta e Alpeve” me Bordin Botues, redaksinë e Rrjetin e Kordinatorëve të saj.

Komunikimet Tuaja për Projektin Kombëtar “Libra Dhuratë…”:

Klinika Erton: Tel: 00355 69 40 10 657 dhe Emaili [email protected]

Gazeta e Alpeve: Tel; 00355 69 78 39 500 dhe Email: [email protected]

Deri më 5 shkurt 2022 janë siguruar gjithsejt mbi 1.600 Libra-Dhuratë.

Ftojmë të gjithë miqtë e librit e biznesmenë të bëhen pjesëe këtij Projekti Kombëtar për të dhuruar libra për shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbi dhe për shqiptarët në Malin e Zi, për bibliotekat, shkollat shqipe etj. në këto treva shqiptare, në këto dy shtete ballkanike.

Nuk pranohen libra të dëmtuar, libra me karakter politik e fetar, etj.

Mirëpriten veçanarisht libra për fëmijë të kopshteve, shkollave fillore e 9-vjeçare, etj.

Ftojmë të gjithë pjesmarrësit në “Takimi i Prishtinës –Takim PanShqiptar-NdërBallkanik” që të vijnë me libra-dhuratë për Luginën e Preshevës.

Ftojmë Këshillin Kombëtar Shqiptar për Luginë e Preshevës e Sanxhak, Grupin e Deputetëve Shqiptarë të Luginës e Sanxhak, komunat në Preshevë e Bujanoc, përfaqësuesit shqiptarë në Medvegjë, institucionet publike të bibliotekave publike, Shtëpive të Shendetit (libra për mjekësinë), etj. që të marrin masat e tyre organizative për të tërhjekur Librat-Dhuratënë “Takimi i Prishtinës, 13 maj 2022” në Hotel “Sirius” në qendër të Prishtinës.

Ramiz LUSHAJ

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë