E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tahir Bezhani i Gjakovës iu përshendet me dy poezi të reja

ËNDËR E PASHËMIKUN

Kaloi kohë pa u parë, në ëndërr më erdhembrëmë

E takova të mërzitur, të shqetësuar

I etshëm e i përmalluar, fshinte lotin e tharë

Mbetur si lëng kripe faqeve vazhda

Mirëmëngjesi, i thashë!

E tremba esëll…

U takuam befas rrugëtimeve të njëjta

Fytafytas përplaseshim leqoreve

Herë vaj ,herë buzëqeshje, ishim së bashku

Të qullur në  djersë tatëpjetave të zorshme

Ecnim  synimeve të imagjinuara herët

Luginave ushtonin zërat që nuk vëreheshin

Emitonin qeshjet, hapat tanë në përsëritje

E ne,vazhduam rrugën natën për hënë

Të patrembur nga hijet e  zgurajave

Synonim lartësitë e mundshme të arrinim…

Pikërisht aty, lodhja iu dorëzua rrezeve të diellit

Një buzëqeshje e ankthshme përftoi buzëve

Sikur e mbylli ëndrrën time të mërdhirë dëshirave

Xixa malli lëvizin shpirtit tim pandarë…..

INSTIKTE TË TREMBURA

( situatës epidemiologjike)

Në këtë kohë të pakohë

Jeta varet në minuta

Çdo takim mund të jetë i fundit

Përshëndetja e fundit

Buzëqeshja e fundit

Përqafimi i fundit

Puthja e fundit

Lotimi i fundit

Çdo shikim i ngulur vijave të fytyrës

Mund të jetë mallëngjim i thithur nga malli

Porosi  në gurin e megjës mes dy planetësh

Ku përkunden ofshamat deri në  pafundësi

Shëtitjeve, zjarreve të pa emërtuara

Fushës së amshimit vallet nuk sosen kurrë…..

Gjakovë,10 mars 2021

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë