E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren rikthehen së bashku në një serial të ri televiziv

Aktorët e famshëm, Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren, janë ribashkuar dhe do të punojnë së bashku në një serial të ri televiziv, për të cilin kanë interesim të madh të Fox, CBS dhe NBC.

Skenarist është Ken Sanzel, i cili ka punuar edhe në serialin e popullarizuar “Numb3rs”. Laundgren do ta luajë agjentin e fshehtë në departamentin e sigurisë së UN-së, ndërsa personazhi i tij është përshkruar si një ekip një-anëtarësh i SWAT si dhe negociator i pengjeve. Stallone përmendet edhe si regjisor në këtë rast, shkruan portali Deadline.

Producentë ekzekutivë janë edhe Tony Krantz, partneri i Stallones nga Balboa Productions, Braden Aftergood dhe menaxheri i Lundgren, Craig Baumgarten.

Stallone dhe Lundgren për herë të parë bashkëpunuan në “Rocky IV” duke i luajtur rivalët Rocky dhe Drago, dhe më pas u takuan përsëri në “The Expendables”. Kohëve të fundit, ata i reprizuan rolet e Rockyt dhe Dragos në spin offin “Creed II”.

Të dy u shoqëruan edhe jashtë kamerave. Fundjavën e kaluar, Stallone e postoi një video ku ai, Lundgren dhe kolegu i tyre Arnold Schwarzenegger po shoqëroheshin në Los Angeles.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë