E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sivjet do të jepen dy Çmime Nobel për Letërsi

Gjatë këtij viti do të dhurohen dy Çmime Nobel për Letërsi për shkak se vitin e kaluar nuk u dha një çmim i tillë. Kjo gjë kishte ndodhur për shkak të një skandali në Akademinë e Suedisë.

Çmimi i vitit të kaluar ishte tërhequr për herë të parë që nga viti 1949 për shkak se bashkëshorti i një anëtareje të jurisë ishte burgosur për sulm seksual. Pas një takimi që u mbajt të hënën, Fondacioni i Nobelit njoftoi se ka ndërmarrë masa për krijim të kushteve që të kthehet besimi në këtë institucion. Për këtë arsye, fituesit e vitit 2018 dhe vitit 2019 do të shpallen në vjeshtë të këtij viti.

Ndryshimi më i madh në këtë ceremoni do të jetë caktimi i pesë anëtarëve të pavarur dhe të jashtëm. Këta anëtarë do ta ndihmojnë Akademinë Suedeze për t’i zgjedhur fituesit e Çmimit Nobel për vitet e ardhshme.

Deri tash nuk është ditur mënyra e saktë e përzgjedhjes së fituesve. Ajo që dihet është se rreth 200 kandidatë shqyrtohen gjatë muajit shkurt, një listë më e shkurtër hartohet në muajin maj, ndërsa pesë kandidatët e fundit përcaktohen gjatë verës.

Dorëheqjet e vitit të kaluar e kishin lënë Akademinë Suedeze me më pak se 12 anëtarë, të cilët janë të nevojshëm për ta përzgjedhur dhe shpallur fituesin e këtij çmimi, shkruan “The Guardian”,

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë