E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shtyhet ceremonia e “Emmy Awards” për shkak të grevave të “Hollywood”-it

Ceremonia e 75-të e “Emmy Awards” është shtyrë zyrtarisht për katër muaj, tani e vendosur të transmetohet më 15 janar 2024, mes një greve të vazhdueshme të ”Hollywood”-it të aktorëve dhe skenaristëve.

Çmimi, ekuivalenti televiziv i “Oscars” zhvillohet historikisht çdo vit në ose rreth shtatorit, duke festuar serialet më të mëdha dhe ekipet e tyre.

Këtë vit, me aktorët dhe skenaristët e filmave dhe serialeve në grevë, ata nuk janë të disponueshëm për të bërë fushatë për serialet e tyre ose për të kryer intervista promovuese para ceremonisë.

Akademia e Televizionit dhe transmetuesi Fox kanë njoftuar datën e re të enjten, duke konfirmuar raportet e mëparshme në lidhje me shtyrjen.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se ceremonia e 75-të e “Emmy Awards” do të transmetohet të hënën, më 15 janar 2024”, ka thënë një zëdhënës i Fox-it.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë