E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shakira: Besoja tek shprehja “derisa vdekja të na ndajë”

Këngëtarja kolumbiane ka ndarë detaje nga marrëdhënia  me ish-futbollistin

Shakira besonte në dashuri të përjetshme me ish-futbollistin Gerard Pique.

Në një intervisë të fundit për “Billboard” këngëtarja kolumbiane foli për marrëdhënien 11-vjeçare me Pique.

‘Prioriteti im ishte shtëpia dhe familja ime. Unë besoja  tek shprehja ‘derisa vdekja të na ndajë. E  besova dhe  kisha këtë ëndërr për veten dhe për fëmijët e mi”,- u shpreh ajo.

Krijuesja e njohur u shpreh se shpresonte të kishte një  marrëdhënie të ngjashme si ajo e prindërve të saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vite.

“Ata e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme,”-shpjegoi Shakira.

Ndër të tjera 46-vjeçarja pranoi se asaj iu desh ta vinte karrierën në plan të dytë ndërsa jetonte me Pique në Spanjë. Megjithatë që pas ndarjes, këngëtarja e shumë hiteve ka qenë në studio duke regjistruar muzikë dhe duke punuar për projekte të reja muzikore, ku ka në plan të bëjë edhe një turne në vitin 2024.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë