E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Satirike/ Laramania

Një fushë me qenë

Mblidhen n’Kuvend,

T’u shpallin luftë

Ujqërve me gjithë mend!

Me mend e me forcë

Në një stil qenqe,

T’i fusin të gjallë

N’gropa e hendeqe!

Ujku nga kodrina

I pa me trishtim,

Kthehet t’i njoftoj

Ujqërit me nxitim!

O vëllezër mbaruam

Nga qentë endacakë,

E pat puna jonë

Jemi fare pak!

Ujku plak u ngrit

Na çmende o mik,

Dil e shih si duken

Mos përhap panik!

Doli dhe njëherë

Çfarë t’i shohin sytë?

Një orgji me qenë

Lloj-lloj e çeshit-çeshit!

Qenë të zi e të kuqë

Të bardhë e laramanë,

Bishtcubel e veshprerë

Që lypin belanë!

Vëren dhe të tjerë

Langonj e zagarë,

Llaskuc dhe zangoqë

Tepër të paparë!

Kthehet me vrap

Te të afërmit e tij,

T’u tregoj me rend

Ç’kish parë me sy!

Mirë na qenka puna

Tha ujku qafëtrashë,

Për t’fituar luftën

Nuk kemi telash!

Ata kur plas lufta

Bëhen copë e thërrime,

S’e njohin njëri tjetrin

Nuk janë të një qime!

Sevdail Hyseni

(Ilustrimi marrë nga interneti)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë