E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Satirike/ Drejtorllëku

O sa mirë me qenë drejtor,

Nuk e prek punën me dorë!

Veç një “send” e ke patjetër,

Kur e vë firmën në letër..!

Edhe atë në tridhjetë ditë,

Sepse n’paga s’ka me pritë!

Ato vijnë e shkojnë si shkumë,

Pa lënë prapa asnjë gjurmë!

Ndaj drejtori është i mbarë,

Ç’e zë gjumi në orar..!

Jo se lodhet në detyrë,

Por, që natën e ka vështirë!

T’i mbyll sytë nga pagjumësia,

Herë nga gruaja dhe fëmija…

E bezdisin me gjithë mend

Për pushime  në vikend.

Të vendos s’e ka aq lehtë,

Se pushimi ka lezet!

Ndaj vendos si në Pazar,

Për vikend n’udhëtim zyrtar!

Po sa zgjat ky marifet?

Çdo mandat në katër vjet!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë