E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

ROMANI QË RIKUJTON NJË PJESË TË HISTORISË,OSE KUJTESA QË KRIJON HISTORINE E VUAJTJEVE

–Drita Kurti Kamberi: “ Rrugë e Bardhë,” 2021 roman, botoi “Lenagrafic” Prishtinë-

Vështrim libri nga Tahir Bezhani për romanin ”Rrugë e bardhë” që përherë troket në kujtesën historike.

Autorja e romanit “Rrugë e bardhë” Drita Kurti-Kamberi, paraqitet për herë të parë publikut me prozën e saj të gjatë, duke shtjelluar ngjarje interesante të përvojës së hidhur personale e kolektive të luftës së fundit në Kosovë.

Subjekti i këtij romani përfshin një gamë të  tërë ngjarjesh  që nga fillim vitet 8o-ta,atëherë edhe kur filloi kalvari i vuajtjeve masive të popullit tonë, nga okupatori shekullor e hegjemonistserbosllav.Njëherit, ishin ato vitet më të arta të historisë sonë ndër shekuj, ku mospajtimi dhe rezistenca ndaj okupatorit sllavishin veprimet e fundit dhe më të vendosurat në historinë tonë, për të dalë nga kthetrat e një barbari të paskrupullt, siç ishte Serbia dhe regjimi shovinist millosheviçian.

Autorja e romanit “Rrugë e bardhë,” ka ditur të nxjerrë nga shpirti i saj gjithë katrahurat e asaj kohe, gjitha ato veprime të paskrupullta të pushtetarëve, saqë ngjarjet e tilla t’i sjellë  me pamjen e “djeshme,” me gjitha ato peripeci të rënda.Përshkrimet e veprimeve me një  ndjeshmëri të veçantë të bëjnë të mendosh se mos edhe autorja e romanit, ishte pjesë e të gjitha atyre ndodhive historike të asaj kohe. Ndonëse, siç  vërehet edhe në faqet e librit, ka pasur familjarë të kyçur në ato ngjarje për lirinë e Kosovës, nga fillimi e deri në mbarim ,bile duke e pësuar edhe me jetë…

Romani “Rrugë e bardhë,” botuar e përuruar para disa ditësh, bëri  jehonë te lexuesit e mirëfilltë, falë kreativitetit e zotësisë së autores, e cila përmes personazheve në vepër, ka shtjelluar bukur subjektin tematik, duke i falur realitetin objektiv të kohës dhe përjetimeve  të tmerrshme , që rënduan gjatë këtë popull.

Autorja, Drita Kurti-Kamberi, në faqet e kësaj vepre romanore, lexuesit ia prezanton në radhë të parë, rezistencën e vendosur me gjithë sakrificat e mundshme, me qëllimin e vetëm, për t’u liruar njëherë e përgjithmonë nga një barbari okupuese, e cila dominoi mbi vendin tonë shumë kohë si një re e zezë, duke penguar gjithmonë diellin e lirisë në këto hapësira të Kosovës liridashëse. Për këtë qëllim,shumë kohë e shumë herë, ky popull u desh të ballafaqohet me  shumë sakrifica, si burgosjet e gjata e të rënda, maltretimet, vrasjet, padrejtësi të tjera, si shkollimin në gjuhë amnore e administrime  të dhunshme.

Për të arritur qëllimin e shumëpritur e historik, populli kishte vetëm këtë rrugëtim të mundimshme ,të cilin autorja, Drita Kurti-Kamberi, në romanin e saj, përshkruan me epitet  qëndresën në të gjitha etapat  historike, që nga okupimi në vitet e fundit të luftës së Dytë Botërore.

Arsimimi i rinisë dhe popullit, në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, kishte arritur në nivel të konsiderueshëm, me një vetëdije krejt ndryshe sa më parë, ashtu që organizimet e rinisë dhe popullit morën frymëzim pikërisht nga intelektualët e  niveleve të larta, duke u organizuar në forma të ndryshme, për rezistencë ndaj padrejtësive të klikës millosheviçiane. Një nga shkaqet e organizimeve rezistente të kohës ishte realiteti i vrasjeve të djemve shqiptarë nga regjimi, të cilët shërbenin në ushtrinë jugosllave.

Nga ky shembull, tipik, autorja e romanit “Rrugë e bardhë,” sjellfaktin tragjik të vrasjes së Vatanit ,personazh i veprës, i cili realisht, ishte një i afërm i autores, pra një përjetim tragjik familjar. Nga ky këndvështrim, kishin ngjarë edhe shumë e shumë vrasjetë tjera, ku detyrimisht, populli refuzoi shërbimin  në çerdhen e asaj ushtrie vrastare.Vrasjen e ushtarit Vatani në momentin e kryerjes së aktit makabër, e kishte përgjuar shoku i tij intim, Mentori, i cili e mbajti si sekret  përderisa e mbaroi edhe vet shërbimin ushtarak.

I kishte përgjuar të gjitha të zezat e asaj dite, të cilat pastaj, shërbimet sekrete ushtarake e shpallen si “vetëvrasje” dhe nuk lejuan që të hapet asnjë diskutim lidhur me rastin. Këso rastesh në shtjellimin e romanit theksojnë mprehtësinë dhe inteligjencëne shqiptarëve se raste të tilla nuk kalonin, siç mendonte regjimi,por ato  ishte  veprimi qëllimshëm kriminal që kryente pushteti i gjithanshëm  i Serbisë. Pos këtij aspekti, autorja Drita Kurti-Kamberi, përmes personazheve në vepër, ngjit në piedestal edhe karakterin si moral kombëtar, besën e trashëguar nëpër breza dhe shumë vlera të tjera ,si homogjenimi i popullit në luftë të përbashkët.

Këtë e bën herë përmes personazheve të ditur publikë, si Anton Çeta, Bardhyl Çaushi, Bajram Kurti etj,herë duke i emëruar  sipas dëshirës e roleve në ngjarje.Të gjitha këto elemente të thurura mjeshtërisht në romanin “Rrugë e bardhë” përbëjnë tharmin e veprës për faktin se përshkrimi është bërë me tërë qenien shpirtërore, sepse të sjell para syve rastet si në shirit filmi.

E për më shumë, përshkrimet e tilla trokasin si porosi e  thellë në ndërgjegjen njerëzore, duke aluduar se ato kohëra të vështira nuk duhet harruar kurrë, as gjeneratat pas nesh.

Një karakteristikë esenciale që këtë vepër e bënë të dëshirueshme për lexuesit,është përshkrimi i rasteve të rezistencës së paparë ndaj armikut,dinjiteti i çelikosur i masës rinore, dhimbja në raste të rënda si vrasjet deri në tragjedi,unifikimi i masës dhe solidariteti në kriza të veçuara.

Bile, do thosha se pa këto elemente romani do vuante nga një anemi për lexuesit. Gjitha këto raste thelbësore autorja,Drita Kurti-Kamberi,i nxjerr nga thellësi e shpirtit duke i përjetuar,ose duke u shpirtëzuar me tërë rrëmujën e ngjarjes së madhe kombëtare deri në fitore.

Romani “Rrugë e bardhë” nga autorja Drita Kurti-Kamberi, përmban një stil të vakët të ndjesive njerëzore ,duke pasë si rrjedhojë porosinë didaktike të veprës, e cila padyshim, do lërëmbresa  tek  lexuesit e rinisë shkollore. Në shumë faqe të kësaj vepre hasim përshkrime të ngjeshura poetike ,të cilat prekin ndjesitë e lexuesit.

Natyrshëm, duke ditur edhe profesionin e autores si pedagoge e njohur, në faqet e librit ndeshemi edhe me shprehje adekuate pedagogjike e psikologjike, të cilat temën e shtjelluar e bëjnë më atraktive, duke përvetësuar terma të reja në përshkrim.

Krejt në fund, shprehi bindjen se romani “Rrugë e bardhë” i autores Drita Kurti- Kamberi, na vjen si një dhuratë e kohës sonë, ku shërbesa e memories historike na kthen  në retrospektivën e ngjarjeve historike të një populli, popullit shqiptar,  i cili vuajti me shekuj për lirinë e vendit dhe trojeve të veta etnike. Si i tillë ,ky libër ka vlerën e pamohueshme si pjesë  e rafteve në bibliotekat tona.

Gjakovë,3 maj 2021

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë