E enjte, 19 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Robert De Niro pjesë e filmit për Luftën e Kosovës

Legjenda e Hollywood, Robert De Niro, ka konfirmuar pjesëmarrjen në një film që do të xhirohet pjesërisht në Kosovë, me temë të bazuar në ngjarjet e luftës dhe Masakrën e Reçakut.

“Ky film është një mënyrë për të treguar historinë tonë dhimbjen dhe forcën e njerëzve të mi” , ka deklaruar producenti Fitim Krasniqi.

Aktori i njohur amerikan pritet të luajë në një projekt që synon ta sjellë historinë e Kosovës në skenën ndërkombëtare të kinemasë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë producenti kosovar Fitim Krasniqi, i cili ka treguar se filmi është frymëzuar nga jeta e babait të tij dhe nga ngjarjet e vërteta të Masakrës së Reçakut.

Sipas Krasniqit, Robert De Niro do të portretizojë rolin e babait të tij, ndërsa në kast pritet të përfshihen edhe aktorë të njohur ndërkombëtarë.

Xhirimet pritet të zhvillohen pjesërisht në Kosovë dhe të nisin gjatë vitit 2026. Ky projekt ka ngjallur reagime të shumta pozitive, pasi për herë të parë një figurë e këtij niveli nga Hollywood do të përfshihet në një film që lidhet drejtpërdrejt me historinë e Kosovës.

Nëse realizohet sipas planit, filmi pritet të shërbejë si një urë e re kulturore mes Kosovës dhe botës, duke sjellë në vëmendje historinë, emocionet dhe qëndrueshmërinë e popullit tonë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë