E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pse Steve Jobs nuk u la pasuri fëmijëve të tij?

Kanë kaluar 12 vjet nga vdekja e Steve Jobs, themeluesit të Apple dhe “babait” të iPhone.

Ai vuante nga kanceri i pankreasit, që nuk shërohet në të shumtën e rasteve.

Jobs ishte i martuar me Laurene dhe bashkë me të kishte tre fëmijë: Reed Paul, Eve dhe Erin Sienna. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mori pjesë nga pasuria e madhe e sipërmarrësit.

Vetëm dy persona morën pasurinë e Steve Jobs, gruaja Laurene dhe Lisa Brennan. Brennan ishte vajza e tij e parë, rezultat i një lidhjeje të mëparshme, por ai nuk e njohu për shumë vjet. Për të “kompensuar” faktin që nuk e njohu, ai i la një trashëgimi të majme.

Sipas Laurene, në një intervistë me “New York Times”, trashëgimia që iu la ka shkuar për kauza bamirëse përmes Fondacionit Waverley Street dhe Emerson Collective.

Për më tepër, një tjetër nga arsyet pse tre fëmijët e Steve Jobs nuk morën trashëgimi ishte se të tre janë profesionistë të suksesshëm në fushën e tyre dhe nuk kishin nevojë për ato para.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë