ALPET TONA
Poezi nga Kasam SHAQIRVELA
Porsi shqipet lartë ngrihen
E mërkurë, 18 nëntor 2026
ALPET TONA
Poezi nga Kasam SHAQIRVELA
Porsi shqipet lartë ngrihen
Maja malesh që prekin qiellin
N’kanjone e korridore gdhihen
Re të bardha që folin me diellin.
Florë e faunë si rrallë gjëkundi
Me bukuri të virgjër natyrore
Historitë djepi ç’m’i përkundi
Në këto mrekulli tona botërore.
Dhe natyra e tha fjalën
Si në det e si në tokë
Adriatiku me dallgë-valën
Që lag brigjet e vendit tonë.
Pra këto janë Alpet tona
Që na ftojnë për miqësi
Jetë e shpirtë i dhurojnë
Kush i viziton me mirësi.
Flasin n’gjuhë të nënës prore
Gjuhën e vjetër prej Pellazgjie
Të kulluar atë gjuhë hyjnore
Qysh nga fillet prej lashtësie.
Aty pushojnë legjenda kohësh
Aty rrinë zana dhe ora
Aty janë të bukurat peizazhe
Të nënës natyrë e jo nga dora.
Kush e don, e ndihmon vendin e vet
Me investimet që zënë vend
Të mira e të këqija që bën në jetë
Atdheu t’i ruan e t’i mba n’mend.
______________
JETËSHKRIMI (CV) i poetitKasam SHAQIRVELA –shkurtazi
*
Ka lindur në Gajre të Tetovës, RMV, më 27.02.1955
Si autor i pavarur krijon edhe sot … Jeton në Tetovë, kohë pas kohe edhe në mërgim.
Ka kryer shkollimin superior në Universitetin e Shkupit, për inxhinier elektroteknik, ekspert i telekomunikacionit satelitor. Pasioni i tij është krijimtaria letrare dhe studimet për lashtësinë në kuptimin gjuhësor dhe historik të saj.
Me shkrime letrare dhe studime shkencore merret më se katër dekada…
Ështëkrijues dhe studiues i lirë, autori vitin e kaluar botoi librin “AUTOBIOGRAFI-1” ku i përfshiu mbi 64 librave me: poezi, prozë, ese, etimologj, gjuhësi, leksokogrfi, publicistikë… ndërsa edhe dyzet veprat e tjera mbetën për botimin e dytë. Për modesti dhe etikë shkrimi, në kursim të hapësirës këtu, nuk do ta japim listen e plotë të librave e cila si e tillë është publikuar në profilin e tij në fb. Për të krijuar, sadopak, imazhin përkrijimtarinë e autorin po japim disa nga veprat më përfaqësuese të tij:
*
Disa nga detyrat e punës dhe funksionet që ka kryer gjatë karrierës së tij: ka qenë i angazhuar si: -Drejtor gjeneral në kompaninë“JETA-GROUP”.-President iOdësEkonomike përTurizëm tëMaqedonisë. -Lektor në Revistën Stomatologjike”APOLONIA”.-Kryetar Kuvendi në Klubin e Shkrimtarëve“OENEUM”.-Anëtar i“Unioni Shkrimtarëve Shqiptarë”.-Anëtar i“Unioni Global i Poetëve Shqiptarë”.-Editor në Shtëpinë Botuese“V E L A”Publishing House, redaktor dhe recensues në më shumë se 100 përmbledhje poetike e prozaike…
Është i përfshirë në disa Enciklopedi, Monografi e Antologji të poetëve e shkrimtarëve shqiptarë e të huaj, në disa libra konferencash e simpoziumesh shkencore etj… Fitues i disa çmimeve letrare… brenda dhe jashtë vendit…
Një duzinë poetësh, shkrimtarësh e kritikësh letrarë të njohur të letrave shqipe, i kanë bërë vështrime krijimtarisë letrare të autorit, Kasam Shaqirvela, ku një numër i konsiderueshëm i këtyre shkrimeve tashmë janë përfshi në librat e botuar si parathënie, hyrje, recensione,vështrime kritike….etj.
Bën pjesë në mënyrë aktive në disa shoqata e klube letrare anekënd trojeve shqiptare dhe më gjerë.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Veprimtari kulturore

