E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Poezi e zgjedhur nga “Pena e Flakës”

E ZHYTUN RRUGËVE TË DASHNISË

Nga poetja Alisa BEKTESHI – Gjilan

Ambёl m’ka mbetё mes gishtrinjёve qё kur prekja

ft’yrёn tande

edhe shkёmbinjtё e fuqishëm

qё ishin ba si muri mes dallgёve mbi mua,

pёrplaseshin bashkё me ty

M’kishe dalldisё

a e di

Zhytesha pa frikё mes tyre e fajet t’i pata lanё ty

se dashnija jote s’ma nginte as edhe buzёn e sipёrme

qё ma kafshoje sa herё qё provoja tё flisja diҁka

Nuk mund të ngihesha me praninë tande

Tanё kёtё zhytje të thellë ua përkushtoj syve të tu

se m’rrinë t’u gёrmu nёn hijen e qepallave tё mia

si dielli kur pёrqafet me detin pёr me ma vu flakёn.

Dashnija m’pёrplaste dallgёve

ҁdo herё qё mendtë kah ti i sillsha

E zhytun udhëve pa fund të dashnisë

menxi e prisja fytyrёs sime shijen tande

tё cilën thellё vetes e ndieja

aq thellë sa s‘mujë as tash me harrue

Gjilan, 31 janar 2022

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Kulturë